Komuna e Prishtinës po planifikon të blejë autobusë të rinj për kryeqytetin.
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se komuna po negocion kredi të re në vlerë prej 10 milionë euro për blerjen e këtyre autobusëve.
Marrëveshja me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), sipas Zogajt, do të nënshkruhet këtë vit.
“Me EBRD po negociojmë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 mil EUR, për blerjen e autobusëve të rinj! Marrëveshja nënshkruhet këtë vit. Autobusët do t'i kemi në Prishtinë vitin e ardhshëm”, ka njoftuar Zogaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Trafikut Urban do t’i shtohen 30 autobusë të rinj vitin e ardhshëm, 6 prej tyre elektrikë
-
Prishtina po bëhet me 30 autobusë të rinj
-
“Trafiku Urban” nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për 30 autobusë të rinj
-
Prishtina nënshkruan marrëveshjen e kredisë për blerjen e 30 autobusëve të rinj
-
Akuza të ndërsjella për “foton me autobusë”