Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Trafiku Urban” nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për 30 autobusë të rinj

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshje për autobusë të rinj.

Siç është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, BERZH-i ka dhënë grant për ta ndihmuar atë për shërbimet e konsulencës për blerjen e 30 autobusëve të rinj.

Sipas njoftimit, ky projekt pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

“Kryeshefi Maraj falënderoi BERZH për mbështetjen që po i jep ndërrmarjes ‘Trafiku Urban’. Ndërmarrja është e përkushtuar për zhvillimin dhe transformimin e transportit publik në Kryeqytet”, thuhet më tej në njoftim.