Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, gjatë vizitës në Moskë të martën ka falënderuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për mbështetjen dhe qëndrimin lidhur me Kosovë, Republikën Serbe dhe Malin e Zi.
“Novosti” ka publikuar bisedën e plotë të Putinit me Porfirijen e ku vihet në pah ndikimi rus në Ballkan.
“Duhet theksuar se ju jemi mirënjohës për mbështetjen dhe qëndrimin tuaj në lidhje me Kosovën dhe Republikën Serbe, e sigurisht edhe me Malin e Zi – aty është populli ynë dhe kisha jonë. Shumë mirë e dini se pa mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e Kinës, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me Kosovën. Unë isha atje për Pashkët...është kryeqyteti i patriarkut serb. Ju lutemi të mbani qëndrim dhe të bëni gjithçka që mundeni. Sepse, pavarësisht politikës, pavarësisht nga njerëzit, pavarësisht nga lajmet që kemi – pa Kosovën mund të them, dhe pa Republikën Serbe, populli serb s’ka perspektivë”, tha Porfirije.
Putin tha se e pret presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Moskë më 9 maj në Ditën e Fitores.
E Porfirije ia konfirmoi se Vuçiq do të jetë në Moskë më atë datë, ndonëse ka pasur paralajmërime nga Bashkimi Evropian.
“Qëndrimi ynë në raport me Kosovën, në raport me Republikën Serbe dhe Malin e Zi, mendoj dhe ndiej se varet edhe nga qëndrimi i shtetit rus, Federatës Ruse, në nivel global. Dëshira ime dhe e shumicës në kishën tonë është që në të ardhmen, nëse do të ketë një ndarje të re gjeopolitike, të jemi afër në këtë mjedis rus”, tha Porfirije.
-
Putini çmon politikën e jashtme të Vuçiqit gjatë një takimi në Pekin
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Deputetët britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit, pasi vizitës së tij në Moskë
-
Serbia nuk pret që të ndëshkohet nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë
-
Putin: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin