Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për këtë vit.
Ai ka thënë se janë shkatërruar 23 grupe kriminale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Situata në Kosovë ka qenë e qetë, përveç në veri të vendit ku siguria ka qenë e cenuar nga grupet terroriste, të inskenuara nga Republika e Serbisë. Duke u ndalë në këtë konstatim po nxjerrim disa sulme. Janë protestat e dhunshme që kanë ndodhur në katër komunat veriore me rastin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, ku janë sulmuar policia, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët. Një ndër sulmet më të mëdha ka qenë kidnapimi i zyrtarëve policor nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës. Pastaj sulmi terroristi në Banjskë ku jeni të informuar mbi këtë sulm dhe suksesin e arritur”.
“Gjatë 2023-ës, janë 26 384 vepra penale dhe 19 666 kundërvajtje dhe raste te natyrave tjera. Janë zbatuar 834 urdhër kontrolle (bastisje), janë hetuar 2 209 persona të dyshuar, 1 310 persona janë arrestuar, prej tyre 56 janë zyrtarë publik. Ndërsa janë shkatërruar 23 grupe kriminale”.
Hoxha përmendi edhe arrestimin e tre personave si të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
“Më datë 04.08.2023 në pikë kalimin kufitar në Merdare është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte gjatë periudhës kohore 1998-1999, në Istog. I dyshuari gjatë luftës ka qenë në pozitën e kryeshefit në stacionin policor në Istog. Gjithashtu më datën 05.08.2023, janë arrestuar edhe 2 persona njëri prej tyre ka qenë komandant i nënstacionit policor në fshatin Rakosh të Istogut”, tha tutje Hoxha.
Shqetësuese u konsiderua aksidentet me fatalitet gjatë këtij viti. Në total numri i aksidenteve ishte 23176, 95 ishin me fatalitet dhe 104 persona të vdekur nga aksidentet. Ndërsa aksidente me lëndime ishin 8595 sosh./ EO