Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

18 vrasje e asete të ngrira rreth 113 mln euro – Policia jep të dhënat për vitin 2025

aksident - policia - shiriti i verdh - vrasje - vdekje

Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Sipas Policisë së Kosovës, numri i veprave penale ka shënuar rënie nga 27.118 në 26.157 ose -3.54% krahasuar me vitin 2024. Por, sa i përket numrit të vrasjeve në vitin 2025 është shënuar një më shumë se një vit më parë. 18 vrasje kanë ndodhur më 2025 e 17 më 2024.

Policia ka treguar të dhënat përgjatë një viti për veprat penale, rastet e incidentet e shënuara. 

Statistikat krahasuese për periudhën janar-20 dhjetor 2025 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas Policisë, tregojnë në përgjithësi rënie të numrit të veprave penale. 

"Numri i vrasjeve është rritur për një rast, nga 17 raste në 18 raste; Numri i rasteve kanosje, ka shënuar rënie nga 2559, në 2393, ose -6.49%; Numri i lëndimeve të rënda, ka shënuar rritje nga 205, në 221, ose 7.8%; Numri i vjedhjeve, ka shënuar rënie, nga 3596, në 3528 ose rënie për -1.89 %; Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie, nga 2087 në 2027 ose rënie për -2.87%;  Numri i grabitjeve, ka shënuar rënie, nga 70 në 62, ose rënie për -11.43; Numri i rasteve të dhunës në familje, ka shënuar rënie, nga 2498 në 2443 ose rënie për -2.2 %”, thuhet në komunikatën e PK-së. 

Gjatë këtij viti janë regjistruar 95 aksidente fatale, ndërsa Policia ka konfiskuar 1882 armë.

Policia ka njoftuar se ka shkatërruar 20 grupe kriminale. 

Edhe Mbi 200 mijë armë pa leje, kërkohet strategji afatgjate për sekuestrimin e tyre Arbëri Mbi 200 mijë armë pa leje, kërkohet strategji afatgjate për sekuestrimin e tyre

Ndërsa, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës ka iniciuar gjatë këtij viti 21 raste të reja, ka arrestuar 10 të dyshuar, 9 janë dërguar në mbajtje dhe janë adresuar në Prokurorinë Speciale. 

Gjatë trajtimit të rasteve të korrupsionit, krimeve ekonomike, narkotikëve e krimeve të rënda, Policia në koordinim me organet e drejtësisë ka sekuestruar/ngrirë 8 shtëpi, 218 banesa, 36 lokale, 194 garazhe, 397 toka, ka ngrirë 69 xhirollogari – vlera e përafërt e të gjitha aseteve është 112.999.972 euro.