Një 77-vjeçar nga Kosova raportohet të jetë arrestuar në Merdar nga Policia e Serbisë.
Sipas njoftimit nga Ministra serbe e Punëve të Brendshme, H.H është arrestuar me pretendimin se ka kryer krime lufte.
“Ai dyshohet se ka vrarë një civil të kombësisë serbe me armë zjarri në qershor të vitit 1999 në Podujevë në bashkëpunim me disa anëtarë të ‘UÇK-së’”, thuhet në njoftim.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, ndërkaq thuhet se do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal.
KOHA i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me rastin dhe sapo të marrë përgjigje, teksti do të përditësohet.
Kohëve të fundit ka pasur një sërë arrestimesh të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, kryesisht me pretendimin se kanë kryer krime lufte.
-
Serbia për arrestimin e Mentor Mustafës: Dyshohet për krime lufte, Koci kërkon angazhim të institucioneve të Kosovës
-
Arrestohet edhe një person për krime lufte në Zubin-Potok
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar në Serbi për “krime lufte”
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet një serb për krime lufte në Skenderaj