Policia e Kosovës në mbrëmjen e së premtes ka nisur një aksion në sheshet e Prishtinës duke dënuar qytetarët që ecin nëpër grupe e që s’mbajnë maska, siç edhe kërkohet me vendimin e fundit të Qeverisë, si masa anti-COVID.
Disa zyrtarë policorë janë parë në sheshe duke ua kërkuar qytetarëve bartjen e maskave e duke shqiptuar dënime për ata që s’i respektonin masat.
Vendimi i ri i marrë të mërkurën specifikon që qytetarët lirohen nga obligimi për bartje të maskës vetëm kur janë duke ecur në ambiente të jashtme, por të vetëm. Përjashtim nga bartja e maskës kanë edhe qytetarët që janë në veturë gjatë ngasjes; gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike.
Masat anti-COVID u shtrënguan pas rritjes alarmante të rasteve të reja me virus. Masat kanë hyrë në fuqi sot.
Ndërkohë, dje për 24 orë Policia shqiptoi 722 gjoba ndaj atyre që shkelën masat bazuar në ligjin për parandalimin e COVID-19.

-
Shkelen masat anti-COVID, shumë qytetarë pa maska në autobus
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID
-
Afro 400 gjoba për shkelje të masave anti-COVID në ditën e fundit të 2021-tës
-
Shqiptohen 190 gjoba për ata që nuk i respektuan masat anti-COVID
-
Mbi 2000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID