Në ditën e fundit të vitit 2021, Policia e Kosovës ka shqiptuar 378 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.
E në prag të ndërrimit të motmotit, dhjetëra zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ndalë muzikën dhe kanë nisur shpërndarjen e qytetarëve nga sheshi i kryeqytetit.
E gjithë kjo pas rrezikut nga pandemia, si dhe në zbatim të masave anti-COVID, ku sipas masave në fuqi në ora 24:00, ndalohet lëvizja e qytetarëve përveç atyre që janë raste emergjente dhe të lejuar në bazë të vendimit të Qeverisë./kp
-
Mbi 500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID
-
Shqiptohen 190 gjoba për ata që nuk i respektuan masat anti-COVID
-
Shqiptohen 312 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Policia shqipton 418 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19