Edhe pse pika 38 e vendimit të Qeverisë për masat anti-COVID thekson se “ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë”, një masë e tillë po shkelet në autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë.
Të paktën, sipas fotografive të KOHËS, masa s’është respektuar të premten në një nga autobusët në kryeqytet. Në foto shihen dhjetëra qytetarë afër-njëri tjetrit e pa maska.
Masat e reja anti-COVID, më të lehtësuara, kanë hyrë në fuqi më 1 mars. Nga ajo datë s’ka më kufizim të lëvizjes e maskat janë hequr nga obligimi për hapësirat e jashtme.
Aktualisht në Kosovë janë 576 raste aktive me COVID-19, ndërsa javëve të fundit është rritur numri i fataliteteve. Të premten një person ka humbur betejën me COVID-19, ndërsa nga 752 testime 26 kanë rezultuar pozitive.
{gallery}