Për shkak të masave të reja kufizuese në luftën ndaj COVID-19, Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se nisjen e fundit do ta bëjë në orën 21:30, pasi që qytetarëve u ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 e deri në orën 05:00.
Masat hyjnë në fuqi nga sot, e shtunë, deri më 4 shkurt.
Në një njoftim të publikuar sot, Trafiku Urban ka përsëritur masat e reja sa i përket transportit publik. Në autobusë ndalohet hyrja pa maskë, ndërsa operatorët e transportit rrugor lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të ulëseve.
Pasagjerët duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza, apo test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, nëse janë të liruar nga vaksinimi me dëshmi mjekësore.
-
Trafiku Urban e zgjat orarin e lëvizjes deri në ora 22:00
-
Trafiku Urban në Prishtinë rikthen orarin e rregullt të qarkullimit
-
Zgjatet orari i Trafikut Urban në Prishtinë
-
Shkelen masat anti-COVID, shumë qytetarë pa maska në autobus
-
“Trafiku Urban” njofton se rrezikohen të pezullohen shërbimet nga java e ardhshme