Orari i qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë do të zgjatet deri në mesnatë.
Me orarin e ri autobusët do të fillojnë të qarkullojnë nga data 20 korrik.
Linjat që përfshihen janë 1, 1A, 3 dhe 4.
“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU. Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban të Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm