Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për incidentin e së dielës që ndodhi në Zubin Potok, ku klubi “Kosova Mountain” derisa ishin duke ecur në Shijak të Bubës në veri të Kosovës, persona të armatosur gjuajtën me armë në afërsi të tyre.
Sipas Policisë, pas shikimit në vendngjarje, ende nuk është gjetur asnjë gëzhojë, por pas marrjes së dëshmive nga ankuesit, do të bëhet edhe një herë rishikimi i vendit të ngjarjes.
“Gjatë ditës së djeshme, edhe përkundër kërkimeve në terren, policia nuk ka arritur të gjej prova materiale përkatësisht gëzhoja të armës së shkrepur. Dëshmitaret e rastit, përkatësisht ankuesit e këtij rasti, sot gjatë ditës janë intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit gjatë ditës së djeshme nuk kane dhëne deklarata me pretekst se deklaratat do ti deponojnë në polici në Prishtinë. Sot nga orët e paradites, policia ka siguruar deklaratat e 10 ankuesve, ndërsa hetuesit policor së bashku me dëshmitaret dhe njësitë policore mbështetëse do të bëjnë serish shikimin e vendit të ngjarjes me qellim të kërkimit të provave materiale”, njoftoi Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e banorëve të zonës se Zubin Potokut, për zbardhjen e rastit të raportuar.
-
Sulmohet një polic në Zubin-Potok, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në Zubin-Potok, iu gjetën uniforma, armë e dokumente
-
Policia në Zubin-Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake
-
Sulmohet seksualisht një grua në Zubin-Potok
-
Një pushkë gjuetie dyshohet të jetë vjedhur brenda një shtëpie në Zubin-Potok