Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia identifikon sulmuesit e Zogajt

Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesit e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Sokol Zogaj.

Ata tashmë janë vënë në kërkim të Policisë, ndërsa të premten pasdite Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion për arrestimin e tyre, duke bastisur shtëpitë e të dyshuarve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç ka mësuar gazeta, tre të dyshuarit janë nga rajoni i Podujevës.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe me mjete të tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e së nesërmes të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.