Dy persona jo shumë të gjatë me trup, me maska në kokë, kanë sulmuar drejtorin e Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, derisa po nisej në punë ditën e mërkurë.
Asnjë fjalë nuk ia kanë thënë sulmuesit Zogajt në korridorin e ndërtesës ku banon, vetëm e kanë tërhequr zvarrë dhe kanë tentuar ta dërgojnë në një pjesë të errët dhe të mbyllur të ndërtesës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur Zogaj është ngjitur për parmakë të shkallëve dhe ka tentuar t’i pengojë që ta lëvizin, ai thotë se është goditur me shufra më të vogla se shkopinjtë e bejsbollit.
“Kam dalë në fund të shkallëve. Njëri ma ka ngjitë. Më ka goditur me një shkop si të bejsbollit. Pastaj është ofruar edhe tjetri dhe më ka goditur disa herë”, ka thënë ai të mërkurën për gazetën. Zogaj ka marrë lëndime të ndryshme trupore, por gjendja e përgjithshme e tij vlerësohet stabile. Ai dyshon se është duke u përcjellë nga dikush ka disa ditë.
“Unë e kam të angazhuar një shofer, i cili qe dy ditë nuk më ka përcjellë për shkak të problemeve shëndetësore. Besoj që më kanë përcjellë dhe e kanë parë që po lëvizi vetëm”, ka thënë ai. (Më shumë detaje mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)