Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Varlinden dhe ajo e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt, pas presidentes Vjosa Osmani, janë pritur në takim edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.
Gjatë takimit, Hoxha i informoi ato për strukturën e organizative të PK-së, rezultatet e arritura në luftimin e krimit dhe ruajtjen e sigurisë publike si dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar institucioni, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Policisë.
“Po ashtu, gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ndërkombëtar policor si dhe nevoja e konkretizimit të një Marrëveshjeje Mirëkuptimi ndërmjet dy policive në fusha që ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit, migrimit të paligjshëm, krimeve kibernetike etj”, thuhet tutje në njoftim.
Takimi thuhet se u përmbyll me zotimin për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellët me interes për agjencitë e sigurisë së të dy vendeve.
-
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Policia e gatshme për sfidat
-
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë për aktivitete të përbashkëta, përfshirë veriun
-
Kosova dhe Belgjika diskutojnë për thellim të bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri
-
Belgjika synon marrëveshje për burgjet me Kosovën, Osmani takon dy ministre
-
Hoxha pret në takim zyrtarin e FBI-së, diskutojnë për thellim bashkëpunimi