Zyrtarët komunalë të Podujevës po synojnë që të rrisin sigurinë e qytetarëve nëpërmjet vendosjes së kamerave të sigurisë në qytet, shkruan sot Koha Ditore.
Ky projekt, që kushton më shumë se 100 mijë euro, pritet të përfundojë brenda 3 muajve. Komunarët nuk kanë treguar se në cilat pika do të vendosen këto kamera, por kanë thënë se kjo është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.
“Caktimi i vendeve – pikave për vendosjen e kamerave është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës (Stacionin Policor në Podujevë). Dhe mund të thuhet se ishte Policia e Kosovës ajo që determinoi në këto dy çështje, ndërsa Komuna ka dhënë kontributin e vet me këshillat në fushën e teknologjisë informative dhe jo vetëm”, ka thënë drejtori i Administratës në Komunën e Podujevës, Gëzim Namani....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Në Podujevë fillon vendosja e kamerave të sigurisë
-
Situata e sigurisë në Podujevë vlerësohet e qetë
-
Podujeva bëhet me ulësen e saj të parë solare
-
Kamerat e sigurisë në objektin e Komunës së Mitrovicës s’punojnë prej 3 vjetësh
-
Kamerat e shtrenjta të komunës nuk monitorohen nga policia, shkak mungesa e objektit