Xhevahir Hasanaj ka 11 vjet që është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka treguar për Raport të KTV-së, rreth sfidave që ka kaluar për t’u graduar në kapiten, pozitë të cilën e mbanë tash e 3 muaj.
Hasanaj ka folur edhe për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit. Për këtë ai ka thënë se falë angazhimit të të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë, ka ardhur deri tek një vendim i tillë.
Sipas tij, pjesëmarrja e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit është e arritur jo vetëm për ushtrinë por edhe për shtetin e Kosovës.
Përderisa më 5 janar, Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për ta votuar këtë vendim. Në këto misione, FSK-ja do t’i bashkohet gardës së Iowas. Vendimi mbështetet në memorandumin që Kosova e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Ibishi: Kosova kaloi nga përfituese e sigurisë në kontribuese të misioneve paqeruajtëse ndërkombëtare
-
Partnerët ndërkombëtarë e mbështesin FSK-në në ruajtjen e sigurisë
-
Shërbimet jashtë vendit të FSK-së po shihen si pozitive për Kosovën
-
Historike është quajtur dërgimi i një kontingjenti të FSK-së në Kuvajt
-
FSK-ja nis misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit