Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ibishi: Kosova kaloi nga përfituese e sigurisë në kontribuese të misioneve paqeruajtëse ndërkombëtare

Nuredin Ibishi

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar se angazhimi i Kosovës në misione paqeruajtëse ndërkombëtare shënon kthesë të rëndësishme në rolin e saj në arenën globale, duke kaluar nga përfitues i sigurisë në kontribuues aktiv.

Sipas tij, vendi tani ndodhet në një situatë të ofrimit të këtyre misioneve, pas një iniciative të Shteteve të Bashkuara dhe miratimit nga ish-presidentja Vjosa Osmani. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ibishi deklaroi se pjesëmarrje e Kosovës në këto misione është e rëndësishme për vendin dhe për FSK-në, veçanërisht në rrethanat kur vendi ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s. 

Ai përmendi se pas misionit të parë në Kuvajt, në kuadër të forcave amerikane, Kosova po hyn në një mision të ri me rrezikshmëri më të lartë, së bashku me Shqipërinë, tri shtete të tjera dhe Shtetet e Bashkuara si nismëtare të një force stabilizuese.

“Po së pari ne si shtet i ri, kemi qenë shfrytëzues të misioneve paqësore ndërkombëtare me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të NATO-s, edhe normal edhe misionet e Kombeve të Bashkuara. Tash jemi në një situatë të ofrimit të këtij misioni paqësor që është arritur vitin e kaluar me iniciativë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe normal me miratimin e ish-presidentes zonjës Osmani. Është shumë e rëndësishme pas misionit të parë që kemi pasur në Kuvajt në kuadër të forcave të armatosura të SHBA-së vjen e hyjmë në një mision të ri që është me një rrezikshmëri të lartë, por realiteti është që së bashku me Shqipërinë e tri shtete të tjera dhe SHBA-në si nismëtar të kësaj force stabilizuese që në një formë jep një perspektivë të veçantë edhe afirmim për njohje ndërkombëtare të Kosovës, por njëkohësisht edhe në veçanti për forcat e armatosura të Kosovës, gjithësisht FSK-së”, ka thënë ai për KOHËN. 

Ibishi theksoi gjithashtu përvojat në misione në Kuvajt dhe Ishujt Falkland, si dhe misionet humanitare, duke shtuar se dërgimi i dhjetëra pjesëtarëve të FSK-së në një mision paqësor në Rripin e Gazës është i një rëndësie të veçantë.