Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbimet jashtë vendit të FSK-së po shihen si pozitive për Kosovën

Projektligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit në misione paqeruajtëse, po shihet si vendim pozitiv, raporton Ekonomia Online.

Ekspertë të sigurisë dhe njohës të politikës, thonë se është mision human zbarkimi i tyre, por edhe me ndikim në arenën ndërkombëtare.

Kështu e ka vlerësuar ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, i cili thotë se ligji është shumë i mirë dhe profesional.

“Ligjin e kam lexuar, është një ligj i mirë, dhe Ushtria e Kosovës ka të drejtë që përmes kësaj të zbarkojë jashtë Republikës së Kosovës për tri qëllime apo misione, ajo që Ushtria të shkojë në misione paqeruajtëse qoftë me ftesën e një shteti apo me ftesën e një partneri tonë strategjik dhe ushtarak. E dyta është mision humanitar nëse ndodh diku një katastrofë atëherë forcat tona ka kapacitetet e veta profesionale që mundet me iu ofru shteteve të tjera këtë shërbim dhe zbarkimi i tretë mundet me qenë ushtrime të përbashkëta”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, më në fund me Ushtrinë e Kosovës do bëhet eksport i sigurisë dhe jo konsum i saj.

Edhe Lehtësohen procedurat për ta dërguar FSK-në në misione ndërkombëtare Arbëri Lehtësohen procedurat për ta dërguar FSK-në në misione ndërkombëtare

“Pra ky ligj i rregullon saktë se kush e inicion krejt këtë proces dhe lejimin e dërgimit të këtyre trupave. Ky ligj madje i ka rregulluar të gjitha prej asaj vijës politike se si duhet e pastaj vijën e financimit dhe ato çështje që këta pjesëtarë nesër nëse zbarkojnë siç ka ndodhur në shtetet arabe jep sinjal se ne tashmë po bëhemi eksport i sigurisë jo konsum i sigurisë siç kemi qenë deri më tani. Me këtë ne po ju tregojmë shtetit amerikan si partner strategjik se gjithë ai investim më në fund po e kthejnë në pozitivitet”, ka vazhduar ai.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, ka thënë se lajmi për zbarkimin e trupave të FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit është lajm i mirë ndonëse i vonuar, sepse me këtë rritet ndikimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Në rend të parë lajmi që ushtria jonë të merr pjesë në misione paqeruajtëse jashtë vendit është ndoshta i vonuar por prapë pozitiv dhe diçka e mirë, sepse me këtë rritet ndikimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, përmirësohet imazhi i saj si shtet që ka importuar siguri tashmë po kalon në fazën që të eksportoj siguri duke i hapur rrugë asaj që të shihet me një sy krejt tjetër. FSK e ka dëshmuar që edhe në të kaluarën se ka ngritur kapacitetet mjaftueshëm për të qenë krah trupave të tjerë dhe kjo përbën një lajm shumë të mirë, dhe tashmë Kuvendi duhet ta shfrytëzoj çdo mundësi që të dërgoj trupat dhe të zhvilloj sa më shumë ushtrinë tonë”, ka thënë ai.

Jashari ka shtuar se me rëndësi është mos pengimi në krejt këtë tranzicion të shkuarjes së FSK-së në misione paqeruajtëse dhe që të bëhet e ditur se Kosova mund të ofrojë siguri.

Edhe Kastrati për dërgimin e FSK-së jashtë vendit: Për misione luftarake s’ka kapacitete Arbëri Kastrati për dërgimin e FSK-së jashtë vendit: Për misione luftarake s’ka kapacitete

“Është shumë e rëndësishme që faktorit tonë ndërkombëtar t’i dëshmojmë se FSK është e gatshme për çdo situatë dhe mision, dhe është shumë me rëndësi të bëhet e ditur që Kosova mund të jep siguri në mbrojtje dhe si shtet të mos japim argumente që do të mund të pengonin tranzicionin e zhvillimeve për shkuarjen atje”, është shprehur ai.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes të martën ka shqyrtuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, ku kryetari i këtij Komisioni Bekë Berisha, propozoi formimin e një grupi punues, propozim ky që morri miratimin e deputetëve prezent./EO