Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për hyrjen në fuqi të Ligjit që i mundëson ushtrisë së Kosovës të marrë pjesë në misione jashtë vendit.
Kastrati ka shtuar se FSK-ja mund të jetë pjesë vetëm e misioneve humanitare, për të cilat shton se është liderë në rajon, por shton se nuk ka kapacitete luftarake.
“Ushtria jonë nuk ka kapacitete luftarake dhe nuk jemi gati për t’i dërguar ushtarëat, nënoficerët, oficerët në misione luftarake, për arsye se iu duhet edhe një kohë sa t’i arrijnë këto kapacitete të nevojshme sipas standardeve të NATO-s.
Sa i përket rolit të FSK-së në misionet jashtë vendit, ish-gjenerali Kastrati ka thënë se kjo varet nga situata, pasi ka disa lloje të misioneve.
Ai ka thënë se këto misione zakonisht udhëhiqen nga NATO, Bashkimi Evropian apo SHBA-ja.
Edhe
Kastrati: Ushtarët e FSK-së po dërgohen në Gaza pa sigurim shëndetësor e jetësor
“Misioni paqeruajtës që e kemi shembull rastin e Afganistanit, Irakut, rastet ku janë konflikte të armatosura. Kemi misione paqeruajtëse që përfundon lufta e duhet ta ruajnë paqen me institucionet vendore të përkohshme të atij shteti. Ka misione humanitare siç ka qenë misioni në Shqipëri. Misioni në Haiti që ka ndodhë cunami edhe katastrofat e tjera humanitare qoftë ato të shkaktuara nga njeriu apo nga natyra”.
Nga e enjtja ka hyrë në fuqi Ligji i ri për dërgimin e FSK-së jashtë vendit. Sipas dokumentit në fjalë, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues, apo ftesë qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë./EO