Pjesa më e madhe e klinikave të QKUK-së po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike të dielën.
KOHA ka mësuar se mungesa e rrymës po shkakton vështirësi në komunikim të stafit spitalor mes vete.
Ndonëse ka njoftuar se është ngritur gjendja e gatishmërisë si pasojë e zhvillimeve të fundit në veri të vendit, disa klinika të QKUK-së nuk kanë rrymë.
Brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjenden njësi të KEDS-it, të cilët po punojnë në kthimin e energjisë.
Familjarët e pacientëve janë ankuar për mungesë të rrymës.


Artikuj të ngjashëm
-
Ndalet rryma në QKUK, jashtë funksionit sistemi elektronik në ambulancat specialistike
-
Disa lagje në kryeqytet pa rrymë, KEDS-i thotë se shkyçja është e domosdoshme për punime
-
Disa nga zonat e prekura nga vërshimet, pa rrymë
-
Zjarret e mëdha lënë disa qytete pa rrymë
-
Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme