Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petrich për rolin e Gjermanisë në Ballkan: Dëshiron të parandalojë hapjen e një fronti të ri

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Wolfgang Petrirsch, ka thënë se Gjermania dëshiron të jetë më aktive në Ballkanin Perëndimor.

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Wolfgang Petrich, ka thënë se Gjermania dëshiron të jetë më aktive në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka pohuar se qëllimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili do të zhvillojë të mërkurën në Berlin, bisedime me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përkatësisht të parandalojë hapjen e një fronti të ri.

Scholz do të ketë bisedime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin në prani të të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, Petrich ka thënë se ka përshtypjen se Gjermania tani dëshiron të jetë më aktive në Ballkanin Perëndimor dhe se “Serbia është vend kyç në rajon e Kosova një çështje kyçm e pazgjidhur”.

“Fakti që kancelari Scholz ka marrë iniciativën për të trajtuar çështjet e pazgjidhura në Ballkan, tregon se synon të zgjidhë çështjet për të cilat Moska mund të jetë e interesuar”, ka thënë ish-përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë.

Edhe Scholz qëndron sot në Kosovë, pritet t’i përcjellë disa mesazhe Arbëri Scholz qëndron sot në Kosovë, pritet t’i përcjellë disa mesazhe

Sipas tij, për shkak të luftës në Ukrainë, Perëndimi ka interes të mos hapë fronte të reja. E Ballkani Perëndimor është parë si zonë ku mund të ketë një front të ri në të ardhmen.

Njohësi i çështjeve të rajonit ka theksuar se përfshirjen më aktive të Gjermanisë e ka përgatitur shefja e diplomacisë së këtij vendi, Analena Berbok, gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd dhe Prishtinë.

“Nëse lufta në Ukrainë shihet si një konflikt evropian, siç është, atëherë çështjet e pazgjidhura në tokën e Kontinentit të Vjetër tani duhet të analizohen në detaje dhe të përpiqen të zgjidhen, ose të paktën të parandalohen nga përshkallëzimi”, ka thënë ai.

Petrich, i cili konsiderohet si një nga ekspertët më të mirë të Ballkanit në Austri, ka thënë se Ukraina është aktualisht prioritet, së cilës i kushtohet gjithë vëmendja e vendeve evropiane, sepse është një luftë në tokën evropiane, por që problemet e pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të neglizhohen.

Sipas tij, Berlini është i vetëdijshëm për këtë.

“Këto bisedime do të tregojnë se sa është Kurti i gatshëm të jetë më fleksibil, dhe të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Më kujtohen bisedimet e Rambujesë kur një negociator rus tha se duheshin dy veta për tango. Pra për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të dyja palët duhet të tregojnë përgjegjësi më të madhe, pra edhe Kurti të lëvizë”, ka theksuar ai.

Edhe Scholz i kërkon Vuçiqit të rreshtohet me BE-në për Ukrainën dhe të ruajë stabilitetin e Bosnjës Arbëri Scholz i kërkon Vuçiqit të rreshtohet me BE-në për Ukrainën dhe të ruajë stabilitetin e Bosnjës

Petrich tha gjithashtu se duhet lëvizur në kërkim të një zgjidhjeje të përhershme për targat.

“Ka shumë çështje individuale në dialog, teknike dhe politike, të cilat duhet të zgjidhen për të arritur përparim. Gjermania mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë. Më duket se qeveria aktuale gjermane është disi më aktive se në të kaluarën”, ka thënë ai.


Bëhet e ditur agjenda e takimeve të Scholzit me Kurtin e Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen të mërkurën pasdite në Berlin.

Këtij takimi, i cili do të ndërmjetësohet nga Miroslav Lajcak, do i paraprijnë dy takime të ndara të Kurtit e Vuçiqit me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Edhe Në Berlin synohet zhbllokimi i dialogut, dhjetë muaj pas takimit të fundit Kurti - Vuçiq Arbëri Në Berlin synohet zhbllokimi i dialogut, dhjetë muaj pas takimit të fundit Kurti - Vuçiq

Agjendën e takimeve dhe temat e diskutimeve, i ka ndarë të martën ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“Kancelarja Scholz nesër do të presë kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në takime të veçanta në Berlin. Takimi me kryeministrin Albin Kurti do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 16:00. Të dy takimet do të fokusohen në koordinimin e reagimeve të mëtejshme ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, marrëdhënieve politike dhe ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal”. “Takimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. Në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE, kancelari Scholz ka ftuar Miroslav Lajçak i cili do të presë një takim të përbashkët me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në mbrëmje në Berlin”, ka shkruar Rohde në Twitter.