Pesë raste të vdekjes nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar të martën, ndërsa janë regjistruar edhe 1765 raste të reja pozitive, në ditën më të rëndë sa i përket rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë.
Me rritjen enorme të numrit të rasteve të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në 10 mijë e 183.
Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 118 mijë e 752 raste pozitive. Kanë vdekur 2291 persona.
Në 24 orët e fundit janë kryer 9581 testime. Raporti ditor bën të ditur edhe për 121 të shëruar.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, deri tash në Kosovë janë kryer mbi 615 mijë vaksinime. Prej tyre rreth 215 mijë qytetarë kanë marrë të dy dozat.
