Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 61 raste pozitive, nga testimi i 1,257 të dyshuarve për koronavirus.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1,696.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vaksinuar 688 persona me vaksinën anti-COVID. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 816,179, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 97,546.
Numri i dozave të administruara të vaksinave anti-COVID deri më tani është 1,813,440.