Në fshatin ku kishin lindur të parët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është zbuluar shtatorja e tij.
U tha se u bë me kërkesë të bashkatdhetarëve anembanë botës, raporton KTV.
Shtatorja u zbulua nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, djemtë e Presidentit Ibrahim Rugova dhe nga përfaqësues të shoqatave kontributdhënëse.
Kryetari i këshillit organizativ të këtij manifestimi, u shpreh i lumtur që kanë arritur ta kthejnë figurën e Presidentit Rugova në vendin e origjinës së tij në Rugovë.
Zyrtarë të LDK-së e quajtën të njeri të papërsëritshëm Ibrahim Rugovën.
Shtatorja për Presidentin Ibrahim Rugova, ka qenë gati dy vjet më parë, por për shkak të mungesës së mjeteve dhe të hapësirës, nuk u vendos deri më sot.
Kompleksi Memorial “Ibrahim Rugova” përfundoi brenda periudhës 4-mujore me një kosto prej 140 mijë eurosh.
-
Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Pejë
-
Zbulohet shtatorja e Rugovës në Podujevë, Osmani: Testament i idealeve për të cilat punoi
-
Përurohet shtatorja e Rugovës në Istog, Haziri: Në Kosovë nuk ka zgjidhje as zgjedhje pa LDK-në
-
Në përvjetorin e lindjes, zbulohet shtatorja e ish-presidentit Rugova në Istog
-
Në Gjilan përurohet busti i ish-presidentit Ibrahim Rugova