Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me veprimtarët e çështjes kombëtare në mërgatë, Ismet Murtezi e Lulzim Maliqi dhe bashkëpunëtorët, kanë bërë sot përurimin e bustit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
“Kjo simbolikë e madhe e rikthimit të pamjes së presidentit historik dhe themeluesit Republikës sot në Gjilan, është vetëm respekt i vogël për punën e madhe që ka bërë ky lider që realizoi ëndrrat tona dhe shkaktoi edhe procese tjera jo vetëm në Republikën tonë. Po tregohet qartë se sa është e madhe zbrazëtira nga mungesa e tij fizike, në politikbërje edhe në vendin tonë, se sa është e madhe mungesa e tij në shtetndërtimin e Republikës sonë, në përfaqësimin e Republikës tonë te miqtë kudo në botë dhe se sa është formati i tij politik i madh që nuk mund të mbulohet nga askush tjetër”, ka thënë Haziri, pas ceremonisë së zbulimit të bustit.
Në këtë ngjarje kanë folur edhe veprimtarët e çështjes kombëtare në mërgatë, Ismet Murtezi e Lulzim Maliqi, të cilët kanë deklaruar se ndihen të privilegjuar që janë pjesë e inaugurimit zyrtar të bustit të presidentit Rugova.
-
Liderët politikë e kujtojnë Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes
-
19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij
-
Abdixhiku: Presidenti Rugova e formësoi shtetin
-
Haziri akuzon Vetëvendosjen: U munduan ta godasin Rugovën edhe për së vdekuri
-
Abdixhiku bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës