Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Miroslav Lajçak: Twitter “lehtësuesi”

Sikur edhe shefi i tij Josep Borrell, edhe Miroslav Lajçak vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën dhe i cili ka punuar për ta bindur botën se pavarësia e Kosovës ka qenë shkelje e së drejtës ndërkombëtare. E shteti i tij nuk e ka ndryshuar mendjen as pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se kjo shpallje e pavarësisë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Kur ai mori postin e të dërguarit të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, u tha se “qëndrimet e tij personale nuk kanë rëndësi, sepse zbaton politikat e BE-së”. Por si plus i madh për ta emëruar në këtë post u përmend pikërisht përvoja e tij nga e kaluara.

Nuk arriti që të sigurojë marrëveshjen finale “brenda muajsh e jo vitesh”, siç synonte, ani se ka rreth dy vjet prej kur nisi mandatin.

Palët nuk kanë shfaqur ndonjë interes për t’u takuar shpesh në kuadër të dialogut, e zëdhënësi i tij vazhdon të thotë se “puna në kuadër të dialogut vazhdon”, ndërsa Lajçak nuk heziton të postojë në Twitter sa herë që ka ndonjë takim. Dhe me këtë ritëm na presin edhe së paku nja 10 vjet dialog e kush e di sa postime në Twitter në stilin “edhe një takim i mirë për të diskutuar rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja!”.

Artikuj të ngjashëm