Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën me konsulencën “Për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale”.
“Ky është hapi fillestar për shpalljen e ofertimit publik të tenderëve, duke i hap rrugë implementimit të projekteve të rëndësishme infrastrukturore për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin. Përmes kësaj huaje, MI do të fillojë zgjerimet e rrugëve Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, dhe Ferizaj – Shkup si dhe zgjerimin e hyrjes së Prizrenit”, thuhet në komunikatën e MI-së.
Ministri Lekaj kërkoi nga përfaqësuesit e BERZH-it dhe njësisë implementuese, që të procedohet me hapat e mëtutjeshëm, për të evituar vonesat të cilat kanë ndodhur për tashmë 3 vite me radhë.
-
Lekaj kërkon bashkëpunim e BERZH-it në zgjerimin e rrugëve në hyrje të tri qyteteve
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
-
MIT-i mbështet Gjilanin me 1.7 milionë euro për projekte infrastrukturore
-
Së shpejti nis rehabilitimi i rrugës deri tek qendra e skijimit në Brezovicë
-
MI-ja thotë se është e përkushtuar në finalizimin e projekteve me BERZH-in