Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se ka nënshkruar dy kontrata për rehabilitimin e rrugës rajonale për në Brezovicë, por edhe të asaj që të çon tek qendra e skijimit.
Këtë ai e bërë të ditur përmes një postimi në facebook, duke thënë se Brezovica është një pikë turistike mjaft e frekuentuar prandaj edhe ka nevojë për investime infrastrukturore.
“Dy të tilla janë gati për të filluar! Nënshkrova kontratat për rehabilitimin segmentit të parë të rrugës rajonale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë (R115) dhe ajo për tek qendra e skijimit të Brezovicës (R210)”, theksoi Lekaj.
Ai tha se sezoni ndërtimor do të startojë me shumë punë në të gjitha anët e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Për 180 ditë përfundon rruga Gërlicë e Epërme - Shtërpcë – Brezovicë
-
Përshpejtohen projektet e BERZH-it për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin
-
Hapet rruga për Brezovicë
-
Të mërkurën fillon asfaltimi i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”