Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka nënshkruar kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Me nënshkrimin e këtyre kontratave, Lekaj theksoi se zgjerimi i kapaciteteve rrugore, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto dy kontrata janë nënshkruar me punëkryerësit e zgjedhur për zgjerimin e hyrjes së Prizrenit, me gjatësi 4 kilometra dhe rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot, me gjatësi 11 kilometra. Kosto e tyre është rreth 9 milionë euro. Ndërsa, në proces e sipër është zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit dhe Ferizajt.
Projekti “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës” në total ka një buxhet prej rreth 29 milionë euro, huamarrje nga BERZH.