Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur të enjten në takim përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankën Evropiane për Investime, me ç’rast kanë diskutuar rreth projekteve infrastrukturore të financuara nga BERZH-i, si dhe për progresin e arritur deri më tani në këto projekte, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Lekaj njoftoi përfaqësuesit e BERZH-it dhe BEI-së se pavarësisht komplikimeve në fusha të ndryshme, si dhe kapaciteteve financiare të buxhetit të shtetit, Ministria e Infrastrukturës do të mundohet të mos lërë asnjë projekt të fjetur, pasi kjo është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Krijimi i Njësive Implemetuese ka ndikuar dukshëm në ngritjen e potencialit të punës së Ministrisë së Infrastrukturës, me qëllim të rehabilitimit të rrugëve”, pohoi Lekaj gjatë këtij takimi.
Lekaj tha se në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian, si dhe në interes të qytetarëve të Kosovës, çdo marrëveshje për projektet infrastrukturore me organizatat ndërkombëtare, do të zhvillohet në bazë të kritereve të parapara, e të cilat kanë për qëllim finalizimin e çdo projekti.