Ministria e Infrastrukturës, ka dërguar një komunikatë për media, të cilën e ka titulluar “Punë me intensitet të shtuar në përmbylljen e projekteve infrastrukturore”.
Ka bashkëngjitur disa fotografi ku shihen punëtorët duke punuar në disa rrugë.
“Me qëllim të përmbylljes së projekteve në rrugët Zahaq-Pejë dhe Prishtinë-Podujevë, Ministria e Infrastrukturës, me në krye me ministrin Pal Lekaj, dhe kompanitë e kontraktuara, janë të angazhuara maksimalisht që këto projekte të neglizhuara ndër vite, të përfundojnë sa më shpejtë dhe të lëshohen në shfrytëzim për qarkullim të lirë të mallrave dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MI-së, transmeton Koha.net.
MI, tutje thotë, është e përkushtuar që me angazhim maksimal të realizoi projektet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe vendit.
{gallery}
-
MI-ja thotë se është e përkushtuar në finalizimin e projekteve me BERZH-in
-
Qytetarët ankohen për rrugë vështirë të kalueshme, Ministria apelon për kujdes
-
Aliu: Po bëjmë çmos që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundohet sa më parë
-
Kurti inspekton punimet pas mesnate në rrugën Prishtinë - Podujevë
-
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, të gjitha rrugët janë të kalueshme