Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti inspekton punimet pas mesnate në rrugën Prishtinë - Podujevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka inspektuar punimet infrastrukturore në rrugën Prishtinë-Podujevë pas mesnatës.

Kurti ditë më parë pati bërë thirrje që punimet në rrugët që janë lënë përgjysmë prej disa vitesh të vazhdojnë edhe gjatë natës.

“Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti i pati bërë thirrje operatorëve ekonomikë që të shtonin kapacitetet në pajisje dhe personel që të realizonin obligimet e kontraktuara.