Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj priti sot në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Holger Muent, drejtor rajonal për Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe BERZH-it, në disa projekte rrugore që tashmë kanë filluar të realizohen siç janë zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit, zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajt si dhe zgjerimi i rrugës në hyrje të qytetit të Prizrenit.
Ministri Lekaj kërkoi nga ky delegacion që të gjendet forma më e mirë për përshpejtimin e realizimit të këtyre projekteve, pasi që me stërzgjatjen e punimeve po pësojnë qytetarët e vendit.
Ndërsa, nga ana tjetër Muent, i premtoi ministrit Lekaj se do të gjendet mënyra më e përshtatshme për të realizuar projektet sipas planeve ndërkombëtare të BERZH-it, duke ju ofruar ndihmë përmes ekspertëve që sa më lehtë të zbatohen në Kosovë.
-
Përshpejtohen projektet e BERZH-it për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin
-
MI-ja thotë se është e përkushtuar në finalizimin e projekteve me BERZH-in
-
Lekaj dhe udhëheqësi i BERZH-it flasin për projektet rrugore që kjo e fundit i financon
-
Lekaj zotohet se projektet që financohen nga BERZH-i do të kryhen me kohë
-
Fillojnë procedurat për zgjerimin e rrugëve në hyrje të disa qyteteve në Kosovë