Tension në seancën parlamentare. E ndërsa Edi Rama po fliste nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PD-së Endri Hasa është çuar bashkë me Gent Strazimirin, afrohet drejt foltores dhe ka tentuar të qëllojë me vezë numrin një të Qeverisë, Edi Ramën.
Menjëherë ka ndërhyrë garda dhe bllokuar foltoren. Kreu i Kuvendit Ruçi ka përjashtuar Hasën dhe ka ndërprerë seancën.
Në një mbledhje emergjente të Byrosë së Kuvendit pas incidentit që ndodhi është përjashtuar për 10 ditë deputeti demokrat Endri Hasa. Në momentin kur kryeministri ka marrë fjalën disa deputete të PD janë lëshuar drejt foltores në tentative për të goditur kreun e qeverisë me vezë /G.SH.
Artikuj të ngjashëm
-
Deputeti i PD-së hedh vezë në drejtim të Ramës
-
Tensione dhe kaos në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja kërkon përjashtimin e Berishës
-
Opozita ndez flakadanë e bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi përjashton katër deputetë të PD-së
-
Përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë