Arbëri

Përfaqësues partish dhe institucionesh vizitojnë BIK-un

Përfaqësues partish dhe të institucioneve fetare kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të festës së Kurban Bajramit. Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës këtë ditë e kanë quajtur të solidaritetit dhe sakrificës. "Kjo është një festë shumë e rëndësishme për shqiptarët të cilët e festojnë atë", ka thënë Ahmet Isufi.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar BIK-un, duke shprehur urime për festën.

“Më vjen mirë që këtë herë kemi pasur mundësinë të jemi këtu në selinë e Bashkësisë Islame, për shkak se pandemia na ka cenuar edhe të jemi bashkë gjatë Festës.”

Ipeshkvi Dodë Gjergji ka uruar Myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë, duke thënë se ndjehet i gëzuar që sivjet ka pasur mundësinë urimin ta bëjë nga selia e BIK-ut personalisht.

“Po e shfrytëzoj këtë mundësi që të ia uroj këtë festë Myftiut Ternava dhe të gjithë atyre që e festojnë. Këto kohë kemi pasur kohën që shpirtin tonë t’ia dedikojmë Zotit. Gjatë pandemisë kemi shkëmbyer letra si të jemi në dy skaje të botës”, ka thënë ai.

Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.