Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Caralevë - Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc”, në vlerë prej 170 mijë euro, financuar nga MMPH.
Përmirësimi i gjendjes së lumenjve në Kosovë është njëra nga detyrat dhe prioritetet e MMPH-së, tha me këtë rast u.d. të ministrit, Matoshi. Siç u shpreh ai, zgjerimi dhe pastrimi i lumit Caralevë- Shtime dhe Mollopolc- Petrovë-Shtime-Vojnovc, është projekt i rëndësishëm i cili do të ndikojë në përmirësimin e mjedisit dhe ruajtjen e biodiversitetit.
U. d ministrit Matoshi dhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli kanë diskutuar edhe për përgatitjet për aksionin “Ta pastrojmë Kosovës”, i cili fillon më 15 shtator 2018.
-
Hapen procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të lumenjve
-
Konstatohen një varg shkeljesh e mangësi në projektin “Zgjerimi dhe Pastrimi i Lumit në Shtime”
-
900 mijë euro për shtratin e Krivarekës, 150 mijë për Katushnicën
-
Rahoveci nis rregullimin e shtretërve të lumenjve
-
120 mijë euro ndahet për shesh e park në Shtime