Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.
Vlera e projektit parashihet që të jetë rreth 2 milionë euro, ka bërë të ditur ministri Liburn Aliu.
Lumenjtë që do të pastrohen janë: Lumi Nerodime – Kaçanik, Lumi Toplluha, Velezha – Prizren, Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri, Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan, Lumi Verbica, Qubrel, Runik - Drenas dhe Skënderaj, Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan, Lumi Kamenica – Novobërd dhe Lumi Ibër - Leposaviq
“Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konktete për pastrim, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër”, ka shkruar Aliu në Facebook.
-
Aliu njofton se ka filluar pastrimi i shtretërve të lumenjve të Kosovës
-
Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ta ndryshuar rrjedhën e Ibrit
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Qeveria në detyrë synon ta pastrojë Kosovën me 1 milion euro
-
As në komunat e qeverisura nga LVV-ja nuk zbatohet vendimi për lumenjtë