Qyteti i Pejës me rrethinë, për herë të dytë në tre muajt e parë të këtij viti, është goditur nga një stuhi ere, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa pjesë të kësaj komune.
Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, bashkë me ekipet emergjente kanë qenë të mobilizuar në terren, në vendet ku është raportuar për dëmet e shkaktuara nga era, shkruan “Koha Ditore”.
“Deri më tani kemi informacione për dëme materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar”, ka deklaruar shefi i kabinetit të kryetrarit, Durim Sheremeti. Sipas tij, prej orës 16:00 të ditës së shtunë kryetari i ka marrë informatat e para dhe kanë filluar intervenimet.
“Deri tash i kemi 28 intervenime të zjarrfikësve në disa vende. Në Shkollën Fillore në Raushiq është dëmtuar një pjesë e çatisë. Kemi edhe një rast në një shtëpi të përfshirë nga zjarri në mesnatë. Kryesisht era ka shkaktuar dëme në çati dhe ka rrëzuar disa drunj dhe bildborde në qytet. Këto janë aktualisht dëmet deri tash të identifikuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)