Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë goditur qytetin e Pejës.
KP raporton se para pak minutash si pasojë e motit të ligë dy pemë janë rrëzuar në qendër të qytetit te Pejës.
Gjithashtu raportohet se nga ky rast nuk ka persona të lënduar e dëme materiale.
Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.