Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi se Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale e ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë për çështjen e lirimit të pronës së Ministrisë, që po shfrytëzohet nga një kompani.
Ai ka shkruar në Facebook të martën se kjo pronë po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga një operator ekonomik. Peci njoftoi se aty do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse.
“E përshëndes vendimin e Shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, i cili hedh poshtë vendimin amatoresk e jo-profesional të shkallës së parë karshi kontestit për lirimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë e cila po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga operatori ekonomik ‘Patroni’. Sikurse edhe kemi paralajmëruar, në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që t’i plotësojmë kushtet për akreditimin në IPARD”, ka thënë ministri i Bujqësisë.
Ai shtoi se do të mbetet i përkushtuar deri në rikthimin e pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës.
“Mbetem i përkushtuar dhe i vendosur në angazhimin tim si Ministër deri në rikthim të pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës! Pa pardon karshi abuzimit me pronën shtetërore”, ka shkruar ai.
KOHA ka dërguar pyetje te kompania “Patroni” rreth kësaj çështjeje.
-
S’e pret vendimin e organeve të drejtësisë, Peci vendos për lirimin e pronave në Stankaj
-
Peci reagon një ditë pas intervistimit si i dyshuar, thotë se ka vepruar në interes të publikut
-
Bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, ministri Peci intervistohet si i dyshuar
-
Inspektorati i Prishtinës i reagon Pecit: Lirimi i pronave të Ministrisë s’është përgjegjësi e jona
-
Haradinaj konfirmon shkëputjen e kontratës së qirasë për objektin ku e kishte selinë AAK-ja