Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peci: Koha e fundit që Perëndimi ta paraqesë planin B për tërheqjen e Serbisë drejt Brukselit

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se është koha e fundit që shtetet e Perëndimit të paraqesin planin B për ta tërhequr Serbinë drejt Brukselit.

Sipas tij nëse nuk ka plan B për këtë, regjioni mund të lëvizë më hapa të sigurt drejt një kaosi të ri.

“Nëse shtetet kyçe të perëndimit nuk kanë plan B për Serbinë, dhe të gjitha vezët janë vënë në shportën e tërheqjes së saj në drejtim të Brukselit, regjioni mund të lëvizë me hapa të sigurt drejt një kaosi të ri! Nuk është ngjarje e rastësishme që Vuçiqi në vend të takimit me liderët evropianë në Tiranë, zgjodhi takimin me Putinin dhe Xi-në në Pekin!”, ka shkuar në Facebook ish-ambasadori i Kosovës në Suedi.

Peci ka thënë se nëse plani B nuk ka qenë në tavolinë deri tani, është koha e fundit që të bëhet realitet dhe të vihet në jetë.