Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-ambasadori Peci: Mirupafshim në Kosovën e izoluar e të bankrotuar

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, njëherit drejtor i Institutit KIPRED, në një postim në Facebook ka thënë se “kapitulli i përkrahjes dhe partneritetit të vendeve kyçe të Perëndimit me vendin tonë tanimë pothuajse është mbyllur”.

Peci ka thënë se po vjen koha “e izolimit e bankrotimit të Kosovës”.

“Po më duket se nuk jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në të cilën gjendemi. Fjalët dhe argumentet nuk bëjnë punë! Kapitulli i përkrahjes dhe partneritetit të vendeve kyçe të Perëndimit me vendin tonë tanimë pothuajse është mbyllur! Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim!” – ka shkruar Peci.

Të mërkurën, "Euronews Albania" ka thënë se ka siguruar një dokument amerikan ku renditen sanksionet ndaj Kosovës nëse kryeministri Albin Kurti nuk u bindet SHBA-së dhe BE-së në kërkesat e fundit.