Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peci i reagon Ramës: Jo në emrin tim dhe të Mitrovicës

Faton Peci

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që paralajmëroi protestë ndaj Qeverisë për siç tha ai bllokim të mjeteve, pengim të projekteve e ndëshkim financiar të komunave që s’qeverisen nga Vetëvendosje.

“JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!” ka shkruar Peci duke thënë se Rama nuk mund të flasë në emër të Mitrovicës. “E kuptoj tendencën tënde për të luajtur rolin e liderit opozitar karshi Qeverisë, por nuk kam mirëkuptim karshi tendencës të flasësh në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, e aq më pak të Mitrovicës”.

Peci ka thënë se ka tendencë “të krisur” që komunat t’ia bëjnë opozitën Qeverisë.

“Nëse diçka e dëmton interesin publik dhe qytetar, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, është tendenca e krisur që disa komuna t’ia bëjnë opozitën Qeverisë. Ata që i paskan shkaktuar 334 milionë euro dëm (nëse po flisni për kontratën kolektive) i ke në tavolinë, po ti s’e di kontekstin institucional dhe politik në vend, dhe për këtë dëm prej qindra milionë eurosh askush nuk është ftuar as në intervistim, as për të dhënë shpjegim”, ka shtuar ai.

Rama është bërë kryetar i kryeqytetit si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe pse zyrtarisht nuk është pjesë e partisë. Peci, që udhëheq partinë Guxo, ka garuar nën siglën e Vetëvendosjes.

Lexo përditësimet tjera
Perparim Rama - komunat

Rama paralajmëron protestë të komunave ndaj Qeverisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar protestë të komunave ndaj Qeverisë Kurti. Në një shkrim...