Sekretari organizativ në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka deklaruar se është rastësi jo e vogël që objekti në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) u dogj një ditë pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dëshmoi në rastin e vdekjes së ish-aktivistit Astrit Dehari.
Ai ka shkruar në Facebook të martën se djegia e ndërtesës së IML-së është fatkeqësi, duke shtuar se duhet të hetohet nëse janë shkatërruar provat e ndonjë rasti.
“Është fatkeqësi djegia e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Tash, sa më parë, duhet të kemi informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj? Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, ka shkruar Gjoshi.
Dy zyra të IML-së u dogjën mëngjesin e së martës. Nga incidenti nuk pati të lënduar.
Ministrja Haxhiu ka deklaruar pasi u intervistua nga Policia e Kosovës se Prokuroria po e mban peng rastin “Dehari”, derisa ka bërë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi.
-
Rama: Ditën kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, LDK-ja duhet të shikohet në pasqyrë
-
Mihali komenton përçarjen në LDK, e quan plan të Ramës, Lushtakut e Ismailit
-
Gjoshi: Të mos shfrytëzohet KQZ-ja për qëllime politike, Haxhiu ta emërojë anëtarin e dytë të PDK-së
-
Azemi-Tafarshikut: Juve nuk ju besoj. Prandaj kam shkuar në Prokurori
-
Rasti i drejtorit të Institutit Albanologjik në Prokurori Speciale, akuza për presion politik e frikësim