Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: IML-ja është rikthyer në instrument politik nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar nga organet e drejtësisë të hetojnë rastin e djegies së dy zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta.

Ka thënë e pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyrat kryesore të këtij Instituti.

“Nga të gjitha organet kompetente, kërkoj që urgjentisht të hedhin dritë mbi këtë çështje. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon me këtë Institut, duhet të dalë urgjentisht me informata konkrete rreth këtij rasti! Çfarë e shkaktoi zjarrin? Çfarë u dogj dhe cilat janë dëmet? A janë dëmtuar prova dhe mostra të tjera, të cilat do të dëmtojnë hetimin e ndonjë rasti? Si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari, mbikëqyrja dhe niveli i sigurisë në këtë Institut të mbeten kaq të ulëta?”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi.

Edhe Një pjesë e Institutit të Mjekësisë Ligjore kaplohet nga flakët LAJMET E MBRËMJES Një pjesë e Institutit të Mjekësisë Ligjore kaplohet nga flakët

Krasniqi ka deklaruar se tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik.

“Dikush duhet të jap përgjegjësi”, ka shkruar ai.