Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu për zjarrin në IML: S’ka djegie apo dëmtim të mbetjeve mortore, arkivit dhe mostrave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nga vlerësimet fillestare për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nuk ka pasur djegie apo dëmtim të mbetjeve mortore, arkivit dhe mostrave.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri. Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Ajo ka thënë se ekipet ende po kryejnë punën e tyre për të kuptuar shkaqet e zjarrit. Ka shtuar se pa kuptuar shkakun e zjarrit s’mund të jepen më shumë detaje.

“Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë. Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë”, ka përfunduar ajo.

Të martën në mëngjes, dy zyra në objektin e IML-së u përfshinë nga flakët. Zjarrfikësit kanë lokalizuar shpejt zjarrin.

Edhe Një pjesë e Institutit të Mjekësisë Ligjore kaplohet nga flakët LAJMET E MBRËMJES Një pjesë e Institutit të Mjekësisë Ligjore kaplohet nga flakët

Partitë në opozitë, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, kanë ndërlidhur zjarrin me intervistimin e djeshëm të ministres Haxhiu, për rastin e Astrit Deharit.