Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja lëshon sallën pasi s’hidhet në votim mocioni për votim të Ligjit për Specialen sot në orën 17:30

kuvend

Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën ku po i zhvillon punimet seanca plenare, pasi që nuk është hedhur në votim mocioni procedural me të cilin kërkohej që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen të votohej sot në orën 17:30. 

Mocioni është paraqitur nga shefi i Grupit, deputeti Arian Tahiri. 

Por ai është kundërshtuar nga kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e cila i ka kërkuar Tahirit ta tërheqë mocionin.

Haxhiu ka thënë se dakordimi ishte që, pas takimit mes kryetarëve të PDK-së dhe LVV-së, mund të arrihej dakordim për çështjen në fjalë.

Ajo ka thënë se nuk e kupton sesi PDK-ja e ndryshoi qëndrimin për pak kohë.

Haxhiu ka shtuar se tash nuk ka çështje më të rëndësishme se sa ajo për presidentin. 

Lexo përditësimet tjera
kuvend

LIVE: Votohen në parim ndryshimet në Ligjin për Specialen, deri nesër afat për presidentin