Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që nesër, më 18 gusht, në orën 11:00, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në kërkesën e saj, PDK-ja ka deklaruar se Dehari e ushtron këtë rol për të mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, ndërsa, sipas kësaj partie, nuk i takon atij të vendosë politikisht nëse dhe kur duhet të vazhdojë seanca.
“Roli i tij është procedural, i përkohshëm dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në kërkesën e PDK-së.
PDK-ja i ka bërë thirrje Deharit që ta thërrasë seancën, duke theksuar se deputetët janë zgjedhur për të ushtruar mandatin e tyre në Kuvend.
“Z. Dehari, thirreni seancën. Deputetët janë zgjedhur për të qenë në Kuvend, jo për të pritur vullnetin politik të askujt. Nesër, në orën 11:00, PDK do të jetë në sallë”, thuhet në reagimin e partisë.
Ndonëse është mbajtur seancë më 6 gusht dhe vazhdimi i saj më 8 gusht, Kuvendi ende nuk e ka përfunduar konstituimin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Kanë mbetur në rend të ditës zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Edhe
PDK-ja sërish letër Deharit, i kërkon vazhdimin e seancës për të enjten
Në vazhdimin e seancës, lideri i partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurti ka kërkuar që të shtyhet konstiuimi i Kuvendit, deri në arritjen e një marrëveshjeje politike. Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje, sipas Kurtit e çon vendin në zgjedhje të parakohshme.
