Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër

kuvend

Foto: Driton Paçarada

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.  

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kërkojnë respektimin e Kushtetutës. 

“Kemi dorëzuar në emër të PDK-së kërkesën në drejtim të kryesuesit të seancës Deharit për mbajtjen e vazhdimit të seancës për nesër në ora 11 siç kërkon rregullorja”. 

Gruda ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të konstituimit të Kuvendit. 

“Funksionin e deputetit po na pamundëson me ushtru LVV-ja. Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”, ka thënë ai. 

Edhe Sot nxehtë, por priten edhe reshje lokale shiu Arbëri Sot nxehtë, por priten edhe reshje lokale shiu

PDK-ja edhe para dy ditësh ka dorëzuar kërkesë të ngjashme për vazhdimin e seancës konstituive. Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se seanca nuk do të thirret pa pasur një marrëveshje mes partive.

Seanca konstituive e 6 gushtit mbeti e papërfunduar. Ka mbetur votimi i kryetarit dhe nënkryetarëve. Kryeministri në detyrë Albin Kurti dy herë kërkoi që seanca të shtyhet për t'i dhënë kohë shtesë një marrëveshje të mundshme për presidentin. 

No description available.
Lexo përditësimet tjera
pdk

PDK-ja akuzon VV-në për shantazh ndaj administratës së Kuvendit

(E përditësuar 08:56) - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për shantazh...